Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarët e Kosovës janë para dy telasheve të mëdha.
Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se telashet e mëdha për Kosovën janë: qysh me e ndalë Serbinë me i shti duart në Kosovë dhe qysh me e ndalë këtë Qeveri që po e çon vendin në humnerë.
“Dhe kjo është e mujshme vetëm duke qenë të vendosur e të palëkundur kundër këtyre dy rreziqeve për vendin. Veç bashkë e të palëkundur, mund t’ia arrijmë këtij qëllimi”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/