Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se as pas 20 vjetësh nga masakra e kryer nga forcat serbe mbi familjen e Selatin Gërxhaliut, pjesëtar i Brigadës 142 “Mehë Uka”, nga Studimja e Vushtrrisë, askush nuk është dënuar për këtë krim mizor.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se një familje e tërë, fëmijë e të moshuar, ishin ekzekutuar pamëshirshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën dhe në të drejtën e tyre.
“Kosova nuk do të ndalet kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat. Lavdi të gjithë martirëve”, ka shkruar ai.