Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar një delegacion nga Korea Jugore, të prirë nga drejtori i Institutit Demokratik Kim Min-Seok, ku në fokus ishte intensifikimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se fokusi i takimit ishte intensifikimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes dy shteteve.
“Me Korenë Jugore, si shtet mik i Kosovës, kemi vullnetin e plotë të avancojmë partneritetin në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Intensifikimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike ishte në fokus të takimit me delegacionin nga Korea Jugore, prirë nga drejtori i Institutit Demokratik Kim Min-Seok.
Kosova mirëpret shkëmbimin e përvojave më të mira në zhvillimin e demokracisë, prosperitetit dhe tregut të lirë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook/Telegrafi.