Telegrafi

Haradinaj: Kosova e palëkundur në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster. 

Ai këtë njoftim e ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku shkruar se e falënderon për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe në forcimin e subjektiviteti ndërkombëtar për Kosovën.

“Me Ministrin Lancaster biseduam për zhvillimet e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Kosovë e më gjerë si dhe kërkova mbështetjen e Britanisë së Madhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe procesin e tranzicionit të saj në Forca të Armatosura të Kosovës. Shqyrtimi i mundësive për pjesëmarrjen e forcës sonë në operacionet paqeruajtëse në kuadër të trupave ushtarake britanike ishte poashtu një temë e diskutimit”, ka shtuar Haradinaj.

Ai ka theksuar se marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera mes dy vendeve sipas tij, do të thellohen edhe me tepër në të ardhmen.

“E sigurova Ministrin Lancaster se Kosova mbetet e palëkundur ne drejtimin e saj drejt anëtarësimit te plotë në NATO dhe BE”, ka shkruar Hardinaj. /Telegrafi/