Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria t’i largojnë pengesat administrative dhe burokratike, përfshirë edhe pagesën në rrugën e kombit.
Kështu është përgjigjur kryeministri, teksa është pyetur në lidhje me deklaratat e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar.
“Është me rendësi që Kosova dhe Shqipëria t’i heqin pengesat administrative, burokratike ose taksën e rrugës, që është vënë tashmë. Do të ishte mirë të veprohet më konkret”, tha Haradinaj gjatë konferencës me gazetarë. /KP/Telegrafi/