Telegrafi

Haradinaj: Konstatimi FMN-së është inkurajues për vazhdimin e reformave në ekonomi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka konsideruar inkurajues lajmin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) lidhur me konstatimin se vendi jonë do të ketë rritje ekonomike prej 4.2 për qind.

Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook, ka shkruar se konstatimi i FMN-së është inkurajues për vazhdimin e reformave në ekonomi.

Lexo po ashtu FMN: Ekonomia e Kosovës rritet me 4.2% për 2019

Shkrimi i plotë i Haradinajt

Një lajm inkurajues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rreth zhvillimit ekonomik të Kosovës. FMN ka konstatuar se parashikimet për ngritje të vërtetë ekonomike të Kosovës janë tejkaluar dhe pritet që ky zhvillim të jetë 4.2%. Për më shumë, politikat e ndërtuara për zhvillim ekonomik parashihen se do të jenë stabile edhe për vitet në vijim. Kosova, përmes këtyre politikave ka ndërtuar kapacitete, ka forcuar sundimin e ligjit, dhe ka bërë mbështetjen e bizneseve për një ekonomi të tregut të lirë. Kemi ende punë për të bërë, por konstatimi pozitiv i FMN-së është inkurajues për vazhdimin e reformave në ekonomi, fuqizimin e prodhimit vendor dhe zhvillimin e qëndrueshëm. /Telegrafi/