Site icon Telegrafi

Haradinaj: Koncepti 100% shtet do të jetë referendum për qindpërqind Kosovë

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot kryetarët dhe përfaqësuesit e degëve të AAK-së nga Mitrovica, Zubin Potoku, Zveçani, Leposaviqi, Vushtrria dhe Drenasi.

Sipas Haradinajt, në fokus të diskutimit ishte mobilizimi i Aleancës, posaçërisht në rajonin e veriut të Kosovës për t’iu përgjigjur zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në mënyrë masive.

“Aleanca është mirë e strukturuar edhe në veri të vendit dhe koncepti 100% shtet do të jetë referendum për qindpërqind Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version