Site icon Telegrafi

Haradinaj: Komuniteti turk, urë lidhëse mes Kosovës dhe Turqisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se komuniteti turk gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv dhe ishte në krah të përpjekjeve për shtetndërtimin e Kosovës.

Haradinaj në një postim të tij në rrjetin social Facebok, në shënimin e ditës së komunitetit turk të Kosovës, ka shkruar se ata janë dhe urë lidhëse e fuqishme mes Kosovës dhe Turqisë.

“Komuniteti turk gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv dhe ishte në krah të përpjekjeve tona të përbashkëta për shtetndërtimin e Kosovës, si dhe është urë lidhëse shumë e fuqishme e vendit tonë me Turqinë. Në shënim të Ditës së Komunitetit Turk të Kosovës, me praninë e tij na ka nderuar edhe zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Faruk Kaymakci, të cilit i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e shtetit turk për konsolidimin e Kosovës. Bashkë me urimet e mia, bashkëqytetarëve turq, si pjesë e pandashme e shoqërisë sonë, ua përcolla gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim në avancimin e vazhdueshëm të mirëqenies së tyre dhe në sendërtimin e mëtejmë të shtetit tonë dhe të ardhmes së lirë e të sigurt të Kosovës”, ka shkruar në Facebook kryeministri i vendit Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version