Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese të Kosovës, dhe si Qeveri e vendit do të bëjnë përpjekje të pandalshme për përfaqësim të barabartë të këtij komuniteti jo vetëm në punësime, por edhe atëherë kur merren vendime dhe diskutohet për fatin e Kosovës.
Haradinaj ka theksuar se me vendimin e Qeverisë, 24 qershori është shpallur Dita e Egjiptianëve të Ballkanit, dhe si ditë memoriale do të respektohet në vazhdimësi.
Kryeministri ka pohuar se komunitetet janë vlerë e vendit tonë dhe diversiteti është pasuri./Telegrafi/