Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka komentuar çështjen e demarkacionit me Serbinë.
Haradinaj tha se demarkimi është proces i rëndësishëm kur ndodh mes vendeve mike, e lëre më në situatën që është me Serbinë.
“Demarkimi është proces i rëndësishëm kur ndodh mes vendeve mike, e lëre më me situatën që është me Serbinë. Për këtë arsye nuk kisha thanë më shumë se kur dhe si duhet të ndodhë… Çka kuptojmë me demarkim? Nëse flasim për një demarkim standard apo nëse flasim për një demarkim ashtu si po lajmërojnë zyrtarët e Serbisë, është ndarje, me demarkim po nënkuptojnë ndarje”, tha Haradinaj.
Ai më tej tha se në dialogun me Serbinë, Kosova ka treguar seriozitetin më të madh.
Shefi i ekzekutivit të vendit tha se është mirë që partitë politike të kenë komunikim të saktë për çdo etapë të dialogut. /Telegrafi/