Site icon Telegrafi

Haradinaj me komandantin e kontigjentit gjerman të KFOR-it, pushton majat e Pashtrikut (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe këtë vikend e ka shfrytëzuar për të dalë në bjeshkët e Kosovës, duke u ngjitur në majat e Pashtrikut.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se është ngjitur me komandantin e kontingjentit gjerman të KFOR-it, Eric Offermann.

“Me Komandantin e kontigjentit gjerman të KFOR-it, Eric Offermann, sot, ngjitëm majat e Pashtrikut. Dy dekada në ndërtim të paqes, ecja jonë e përbashket vazhdon”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version