Site icon Telegrafi

Haradinaj kërkon të përmbyllet mandati i UNMIK-ut në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mandati i UNMIK-ut duhet të përfundojë në Kosovë.

Sipas Haradinajt, vazhdimi i misionit të UNMIK-ut në Kosovë krijon vetëm konfuzion, transmeton Telegrafi.

“Vazhdimi i misionit të UNMIK është vazhdim i konfuzionit për të gjithë. Ndërprerja e mandatit të këtij misioni është i nevojshëm dhe krijon qartësi institucionale”, ka shkruar ai.

Ndryshe, edhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit, Jeffrey DeLaurentis, ka thënë se duhet që UNIMK të përmbyllë mandatin e tij në Kosovë.

“Ne e dimë që UNMIK-u nuk ka luajtur ndonjë rol kyç në zgjidhjen e tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave. Shtensionimi i situatës përmes një mbështetjeje të përkohshme të ofruar nga KFOR-i tregon se organizatat e tjera mund ta bëjnë rolin e tyre më mirë. Ngjarjet e fundit edhe njëherë tregojnë se UNMIK-u ka përmbushur qëllimin e tij, që e ka pasur në mandatin origjinal. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të vazhdojmë drejt përmbylljes së misionit të tij. Ky këshill ka përgjegjësinë që ta vendosë vëmendjen dhe burimet e tij në zonat dhe çështjet ku ka më së shumti nevojë”, tha Jeffrey DeLaurentis, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet raporti 6-mujor për Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version