Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ministrat që t’iu delegojnë përgjegjësi konkrete zëvendësministrave nëpër Ministri.
Haradinaj tha se kjo është si shkak që të kthehet, emërimi i madh i zëvendësministrave, në përgjegjësi dhe në të mirë për qytetarët.
Sipas Haradinajt secili zëvendësministër duhet të ketë punë dhe të mund ta arsyetojë atë pozitë që ka marrë.