Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një takimi me minatorët në Mitrovicë, ka thënë se ka kërkuar nga ligjvënësit që t’i zvogëlojnë rrogën atij.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se më parë, nuk ka pasur ligj për pagat në Kosovë.
Ai tha se më në fund po bëhet ligji.
Sipas tij, nëse më 31 janar, kur edhe pritet të votohet ligji në fjalë, mbetet ndonjë sektor i pakënaqur, menjëherë do të bëhet amandamentimi i tij.
“Kam këkru prej këtyre që e bëjnë ligjin, me e ulë vetëm një pagë, të kryeministrit, vetëm atë kam thënë ule. Mos me prek asnjë pagë që paguhet prej publikut, kryeministrit po, i takon me e ulë. Kam kërku krejt sektorëve me iu rritë, 80 milionë e shtojmë koston e ligjit në vit, qetash. E kam pa që me ligj, me mandat qeverisës, hala pa shku në fund të mandatit pak para zgjedhjeve që jemi kah veprojmë kështu. Të nderuam qytetarë të Mitrovicës, nuk e nisa me qëllim me atë që iu dhemb më së shumti, e që na dhemb të gjithëve si vend, unë në Reçak e kam thënë…, kam thënë që s’ka ma kush jep naj copë tokë të Kosovës kurrkujt”, tha Haradinaj.