Site icon Telegrafi

Haradinaj i kërkon ministrave propozime për kompensimin e dëmeve nga vërshimet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se pas vërshimeve që kanë ndodhur në disa qytete të Kosovës, ka kërkuar nga ministrat që të vinë me propozime konkrete se çka mund të ndërmarrin si Qeveri dhe çka mund edhe të kompensojnë nga dëmet e shkaktuara.

“Pas vërshimeve që kanë ndodhë në Kaçanik, në Gorë dhe Deçan kam kërkuar prej disa ministrave të vinë me propozime konkrete se çka do të ndërmarrim ne ose çka mund edhe të kompensojmë nga dëmet e shkaktuar nga vërshimet, pra të jemi me qytetarë”, tha ai.

Lidhur me këtë çështje, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se kanë pastruar të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të ministrisë por ka njoftuar edhe komunat që janë të gatshëm si ministri për të dal në ndihmë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë për shpronësimin e pronave të Ndërmarrjes Shoqërore “Sharrprodhimi” që preken nga realizimi i

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka aprovuar edhe nismat për nënshkrimin e dy Marrëveshjeve të Grantit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (Kfw) për financimin e projektit për menaxhimin e mbeturinave të ngurta, dhe për financimin e projektit për shërbime profesionale të pranuesit në kuadër të Programit II të menaxhimit të mbeturinave. /Telegrafi/

Exit mobile version