Telegrafi

Haradinaj kërkon mbështetjen britanike për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot Richard Moore, drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe.

Haradinaj tha se meqenëse Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkoi mbështetje për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës

“Në prag të Samitit të Londrës, pata një bashkëbisedim të frytshëm për të gjitha proceset që po kalon Kosova, me Richard Moore, drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe (FCO). Britania e Madhe ka një rol aktiv në rajonin tonë dhe është ndër mbështetësit kyç të Kosovës në avancimin dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Duke qenë se Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkova mbështetje për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës”, shkruan Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/