Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të disa fotografive, ku ai shihet që ka ndezur cigaren brenda ambienteve të Kuvendit.
Haradinaj ka thënë se ai ka ndezur cigaren në ambientin ku të gjithë duhanpirësit e ndezin, teksa ka kërkuar falje për veprimin e tij, transmeton Telegrafi.
“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend. Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë ka filluar rreth orës 11:00 dhe është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve./Telegrafi/