Telegrafi

Haradinaj kërkon eliminimin e pritjeve në pikëkalimet kufitare me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, përshpejtimin e procedurave në vendkalimet Merdare dhe te Dheu i Bardhë, për lehtësimin e procedurave dhe eliminimin e pritjeve të paarsyeshme të bashkatdhetarëve në kufi.

“Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, kërkova nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që në Merdare dhe te Dheu i Bardhë të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve dhe më shumë policë kufitarë. Kësisoj do të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkatdhetarëve tanë në kufi”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke ju dëshiruar mirëseardhje dhe pushime të këndshme në atdhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/