Telegrafi

Haradinaj kërkon bashkëpunim me pushtetin lokal për parandalimin e zjarreve (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryetarët e komunave koordinim ndërinstitucional për të parandaluar zjarret.

Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se kërkon bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror e lokal të pushtetit, për ta parandaluar dhe trajtuar dukurinë shqetësuese të zjarreve, që ka përfshirë shumë zona të Kosovës.

Kam kërkuar sot nga Kryetarët e Komunave një koordinim ndërinstitucional dhe ndërkomunal për menaxhimin e emergjencave si dhe bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror e lokal të pushtetit, për ta parandaluar dhe trajtuar dukurinë shqetësuese të zjarreve, që ka përfshirë shumë zona të Kosovës“, ka shkruar ai./Telegrafi/