Site icon Telegrafi

Haradinaj: Keq njërës palë t’i thuhet hajde në dialog por qytetarët nuk marrin liberalizimin e vizave, Thaçi është mirë të analizojë 

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, sot kur pritet edhe takimi i radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Haradinaj në një konferencë për media pas takimit të Këshillit ministror për integrim evropian tha se nuk është një dijeni se çfarë do diskutohet saktë sot në takimin Thaçi-Vuçiq.

Ai tha se Kosova u tregua shumë e gatshme për dialog por sipas tij, do të ishte shumë keq që njërës palë të dialogut, në këtë rast të Kosovës dhe Thaçit t’i thuhet hajde në dialog por qytetarët e tu nuk marrin liberalizimin e vizave, raporton Telegrafi.

“Do të ishte shumë keq njërës palë të dialogut, në këtë rast të Kosovës dhe Thaçit t’i thuhet hajde në dialog por qytetarët e tu nuk marrin liberalizim. Atëherë është mirë Thaçi me analizu vet çka bën, a duhet me vazhdu me shku në këto takime kështu, a duhet me pranu që çdo agjendë e vendit të vet të varet nga disponimi i vendit fqinj”, theksoi Haradinaj.

Kryeministri i vendit tha se duhet t’i jepet qartësi çështjes së dialogut. /Telegrafi/

Exit mobile version