Site icon Telegrafi

Haradinaj: I kemi votat për Qeverinë

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po bëjnë gabim që po e bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë i nominuari për kryeministër të Kosovës nga PAN-i, Ramush Haradinaj.

Në një intervistë për RTK, Haradinaj është shprehur i bindur se i ka votat për të formuar Qeverinë.

“Për qeverinë e dimë që i kemi votat”, ka thënë Haradinaj dhe ka shtuar se ndoshta bllokimi po bëhet për kryeparlamentarin.

Në lidhje me deklaratat e Vetëvendosjes dhe LDK-së për të mos e votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, ai ka shtuar se ky bllokim është lojë e pastër për pushtet, nuk ka të bëjë asgjë me emra.

Ai deklaroi se kanë pasur një konfirmim për 61 vota për kryeparlamentar, por që nuk e kanë trajtuar në masën e mjaftueshme, sepse nuk ishte për Qeveri.

“Pra me kushtetutën tonë s’ka alternativë tjetër, e drejta për të propozuar kryeparlamentarin është vetëm e PAN-it dhe mendoj se VV e LDK kanë hyrë gabim në këtë krizë. Është e kuptueshme që për qeverinë të reagojnë kështu, por jo edhe për kryeparlamentarin”, tha ai.

Sipas tij, sado që e vonojnë PAN-in, prapë do të humbin kohë, sepse vetëm PAN-i mund të propozojë kryeparlamentarin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version