Site icon Telegrafi

Haradinaj: Kemi përgatitur projektligjin që ndalon lojërat e fatit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se zyra e kryeministrit ka përgatitur ligjin për shfuqizimin e lojërave të fatit.

Haradinaj në llogarinë e tij Facebook ka shkruar se ky ligj do të shfuqizojë ligjin ekzistues për lojërat e fatit.

“Për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar me 74 vota për, projekt rezolutën që fillimisht i pezullon lojërat e fatit dhe brenda 30 ditëve Qeveria të sjell ligjin në Kuvend që i ndalon këto./Telegrafi/

Exit mobile version