Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas takimit me liderët e shtetit dhe Ekipin negociator tha se kanë një dakordim për Platformën për dialogun.
Haradinaj theksoi se Platforma është një dokument i qëndrueshëm i parimeve dhe qëllimeve që ka Kosova në këtë proces.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se kjo platformë buron nga Kushtetuta e Kosovës.
“Dhashë përkrahje për Platformën për dialogun. Është një garancë e mirë për Kosovën dhe Parlamenti ka mundësi me ecë ma tutje me mjaft siguri në këtë proces…. LDK dhe Vetëvendosje edhe nëse nuk marrin pjesë direkt në delegacion mund ta japin kontributin e tyre edhe në forma tjera”, tha ai, raporton Telegrafi.
Haradinaj tha se sot nuk kanë folur për taksën.
Ai nuk komentoi deklaratat e fundit të presidentit Hashim Thaçi lidhur me taksën dhe marrëdhëniet me SHBA-të.
“Amerika flet vet, as presidenti as unë nuk është zëdhënës i Amerikës. Ata flasin vet”, tha ai. /Telegrafi/