Telegrafi

Haradinaj: Kam urdhëruar vendosjen e flamurit shtetëror ‘Te Rrethi’

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e flamurit shtetëror “Te Rrethi” në Prishtinë.

“Sot kam dhëne detyrë që flamuri i Kosovës te vendoset ‘Te Rrethi’. S’ka shqiptar që s’e nderon flamurin shqiptar”, tha Haradinaj.

Duke komentuar debatet e këtyre ditëve për vendosjen e flamurit kombëtar dhe atij shtetëror, Haradinaj ka kërkuar konstruktivitet, raporton KP.

Ishte paralajmëruar se flamuri i Kosovës do të vendoset sot “Te Rrethi” pranë atij kombëtar i cili tash e sa kohë është vendosur nga një ish zyrtar i komunës së Prishtinës.

Ndërsa, kryetari i komunës Shpend Ahmeti ka thënë se kjo është përgjegjësi e Qeverisë. /Telegrafi/