Site icon Telegrafi

Haradinaj: Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot, FSK po merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Durrës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Njësia e Forcës së Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake që po bëhet nga NATO në Durrës.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale.

Lexo po ashtu Nis 'Defender Europe 2021' në Durrës - stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s që prej Luftës së Dytë Botërore

Lexoni të plotë postimin:

“Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe “Defender Europe 21“.

Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për herë të parë e Ushtrisë sonë në një operacion të përmasave të tilla.

Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale.

Urime NATO, Urime Shqipëri, Urime Kosovë!

Urime Ushtria e Kosovës! Krenar me ju!”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version