Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që akoma vazhdon të jetë i izoluari.
Pavarësisht kësaj, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, është i vetmi që e ka pagën më të lartë krahasuar me homologët e tij nga këto vende, njofton Klan Kosova.
Bazuar në një vendim të Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar nga vetë Haradinaj, rroga e tij mujore do të jetë 2950 euro.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pagën mujore e ka 1700 euro.
400 euro më të vogël sesa të Ramës, 1300 e ka kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Ndërsa, kryeministri i Malit të Zi dhe ajo e Serbisë kanë pagat më të ulëta, njofton Klan Kosova.
Malazezi Dusko Markoviq e ka rrogën 1130 euro, ndërsa kryeministrja serbe Ana Bërnabiq paguhet vetëm 1000 euro në muaj. /Klan Kosova/