Telegrafi

Haradinaj ka një mendim interesant për çështjen e numrit të veteranëve (Video)

Ish-komandanti i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Daut Haradinaj në emisionin INFOBOX të RTV Dukagjinit ka folur për çështjen e numrit të veteranëve.

Ai thotë se numri i ish luftëtarëve të UÇK-së, nuk është i ekzagjeruar.

Madje ai ndjen keqardhje që ky numër nuk është më i madh.

“Nëse e shohim numerikisht në skemën sociale ose buxhetore të shtetit të Kosovës, është një numër shumë i madh. Por, nëse e shohim angazhimin e 45 mijë njerëzve me mbrojt Kosovën pas 100 vjet okupimi – ndërsa Serbia t’i ketë 200 mijë me e pushtu – nuk është numër i ekzagjeruar, nuk është numër i madh. Bile më vjen keq se janë kaq pak, mendoj se është dashtë më shumë”, tha ai.