Telegrafi

Haradinaj: Ka mundësi për qeverisje me bazë më të gjerë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj tha se deklarimet e AKR-së i sheh si një zhvillim të ri, dhe mundësi për një qeverisje me bazë më të gjerë.

Këto komente i pari i AAK-së i bëri gjatë një konference për media ku është prezantuar i nominuari për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i kësaj komune.

“Është një zhvillim i ri pra është një mundësia për një qeverisje me bazë më të gjerë dhe i kemi dhënë përparësi dhe respekt kësaj mundësie, pra jemi në konsulta për me mujt me fillu me punë në këtë të enjte”, tha Haradinaj.

Ai tutje tha se ata hyjnë fuqishëm me një listë kredibile në zgjedhjet lokale që do të mbahen për 22 tetor.