Telegrafi

Haradinaj: S’kam hequr dorë kurrë nga Çakorri e Kulla, do t’i korrigjojmë gabimet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve në rajonin e Dukagjinit në kuadër të “Epopesë së Dukagjinit”.

Haradinaj ka vlerësuar se rruga për liri ishte e gjatë dhe plot sakrifica.

“Sot jemi të lirë, me miqësi të përhershme me Amerikën e partneritet me NATO-n”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për votimin e demarkacionit, duke thënë se nuk ka hequr dorë nga Çakorri e Kulla.

“Ju garantoj se asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Çakorri e Kulla dhe asnjëherë nuk do ta bëjë. Premtoj se do të korrigjojmë gabimet e bëra dhe do ta përmbyllim këtë sfidë”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sonte, bashkë me strukturat e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve. Rruga jonë për liri ishte e gjatë dhe plot sakrifica. Sot jemi të lirë, me miqësi të përhershme me Amerikën e partneritet me NATO-n.

Jemi në rrugë të mirë drejt Integrimeve në BE. Ju garantoj se asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Çakorri e Kulla dhe asnjëherë nuk do ta bëjë.

Premtoj se do të korrigjojmë gabimet e bëra dhe do ta përmbyllim këtë sfidë. Si bashkëluftëtarë, kemi dalur nga rrethimi dhe tani, së bashku, do të dalim nga izolimi që u është vënë qytetarëve të vendit.

Do ta arrijmë lëvizjen e lirë, por duke e mbrojtur të drejtën e Kosovës në territorin e vet.  Do të qëndrojmë bashkë në këtë rrugëtim. T’u dalim hakut atyre që këtë tokë e kanë larë me gjak! Lavdi te rënëve për liri!