Site icon Telegrafi

Haradinaj: Jim Xhema, shembull si punohet për kombin nga çdo cep i botës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar veprimtarin e kahmotshëm të çështjes kombëtare, Jim Xhema.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Jim Xhema është shembulli më i mirë se si punohet për kombin nga çdo cep i botës.

“Me vepimtarinë e tij atdhedashëse, Jim Xhema është shembulli më i mirë se si punohet për kombin nga secili cep i botës. Mirënjohje për kontributin e parezervë në çdo etapë të shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj.

Të mërkurën, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë mirënjohje në shenjë respekti, për atdhedashurinë dhe kontributin për Kosovën.

Po ashtu një rrugë në Prishtinë ka marrë emrin e tij.

Xhema, si bashkatdhetar i njohur që për gati katër dekada ka kontribuar për Kosovën, Luginë dhe mbarë çështjen shqiptare.

Exit mobile version