Site icon Telegrafi

Haradinaj: Jemi të angazhuar për ruajtjen e mjedisit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtoreshën e Odës së Gjelbër Ekonomik e Amerikane, Michelle Thatcher.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me Thatcher kanë diskutuar për domosdoshmërinë e ngritjes së parametrave të zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës pa dëmtuar mjedisin, si dhe për politikat për të stimuluar energjinë alternative.

Postimi i plotë:

Pas aksionit të suksesshëm tremujor për pastrimin e tërësishëm të Kosovës nga mbeturinat e dy dekadave, jemi të angazhuar që të aplikojmë praktikat më të avancuara për ruajtjen e mjedisit. Në takim me drejtoreshën e Odës së Gjelbër Ekonomike Amerikane
Michelle Thatcher, diskutuam për domosdoshmërinë e ngritjes së parametrave të zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës pa dëmtuar mjedisin, si dhe për politikat për të stimuluar energjinë alternative. /Telegrafi/

Exit mobile version