Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin kanë vazhduar me fushatën e tyre.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë bërë bashkë për t’ia dhënë vendit një Qeveri që mund të marrë vendime të mëdha për vendin.
Postimi i plotë:
Jemi bërë bashkë per t’ia dhënë vendit një Qeveri që mund të marrë vendime të mëdha për vendin.
PDK dhe Kryetari Veseli, por edhe Unë, AAK dhe Nisma, e kemi ofruar veten tonë për një vizion e fillim të ri për vendin, dhe ky është një projekt serioz!
Qeveria që vjen, do ta mbrojë produktin vendor. Se ky përcaktim është i drejtë, u binda edhe sot në vizitën që i bëmë Fabrikës farmaceutike “TREPHARM” në Fushë Kosovë!