Telegrafi

Haradinaj javën e ardhshme në SHBA

Kryeministri Ramush Haradinaj javën e ardhshme do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kohën kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

Sipas Gashit, kryeministri i vendit do të ketë agjendë të ngjeshur, me fokus liberalizmin e vizave, njohjet e reja, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe tërheqja e investimeve të huaja direkte në vend.

“Po kryeministri Haradinaj, udhëton javën që vjen për në SHBA. Do të ketë agjendë të ngjeshur, me fokus liberalizmin e vizave, njohjet e reja, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe tërheqja e investimeve të huaja direkte në vend.  Për detaje të kësaj agjende, opinioni sigurisht që do të njoftohet me kohë”, ka thënë Gashi.

Sidoqoftë, përveç kryeministrit Haradinaj, javën e ardhshme në Amerikë do të qëndrojë edhe presidenti Hashim Thaçi. /Telegrafi/