Kryeministri Ramush Haradinaj javën e ardhshme do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kohën kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Këtë e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.
Sipas Gashit, kryeministri i vendit do të ketë agjendë të ngjeshur, me fokus liberalizmin e vizave, njohjet e reja, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe tërheqja e investimeve të huaja direkte në vend.
“Po kryeministri Haradinaj, udhëton javën që vjen për në SHBA. Do të ketë agjendë të ngjeshur, me fokus liberalizmin e vizave, njohjet e reja, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe tërheqja e investimeve të huaja direkte në vend. Për detaje të kësaj agjende, opinioni sigurisht që do të njoftohet me kohë”, ka thënë Gashi.
Sidoqoftë, përveç kryeministrit Haradinaj, javën e ardhshme në Amerikë do të qëndrojë edhe presidenti Hashim Thaçi. /Telegrafi/