Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është në kërkim për gjetjen e ministrit të ri të Bujqësisë.
Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se është duke bërë konsultime me partnerin qeveritar për gjetjen e tij.
“Me ministrin Rikallo kam punuar dhe ka qenë korrekt. Tashmë shkarkimi ka ndodhur. Jam në kërkim të ministrit të ri dhe jam në konsulta me partnerin e koalicionit për gjetjen e tij”, tha Haradinaj.
Kujtojmë se më 2 shkurt, Haradinaj kishte marrë vendim që ta shkarkojë nga detyra ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.
Njoftimin për shkarkimin e Rikalos e ka bërë të ditur vetë kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook.