Telegrafi

Haradinaj para shtatë muajve ishte në Francë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, para shtatë muajve ishte në Francë, për të parë ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës, por nuk ishte arrestuar.

Haradinaj atëherë kishte postuar fotografi nga stadiumi i Lionit, duke shprehur përkrahjen ndaj Kombëtares Shqiptare.

Ndërkohë, sot Haradinaj është ndalur nga policia e Francës, në bazë të një fletëarresti të Serbisë që daton nga viti 2004. .

Për arrestimin e Haradinajt është reaguar zëshëm në Kosovë. Presidenti Thaçi e qeveria e Mustafës kanë reaguar, njëlloj siç kanë bërë edhe opozita dhe analistë kosovarë.

Ndryshe, Gazeta Metro ka raportuar që kreu i AAK-së do të lirohet së shpejti, pasi edhe vetë Qeveria franceze e ka konsideruar si jokredibil fletëarrestin e Serbisë.