Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon takimet për siç thotë ai, fuqizimin e sektorit ekonomik në vend dhe mbështetjen e investimeve të huaja.
i radhës është ai me Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin, pjesë të Fox Marble, me të cilët ka biseduar për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend.
“Fox Marble është storie e suksesit, duke e bërë Kosovën brend në tregun ndërkombëtar. Investitorët e huaj në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë e vendit”, shkruan kryeministri në Facebook. /Telegrafi/