“Liria dhe pafajësia e juaj është tregues i pastërtisë së luftës së drejtë të UCK-së, dhe fitore e kauzës së drejtë të populli shqiptar. Ne mirëpresin rikthimin tuaj në Kosovë dhe angazhimin në skenën politike të vendit”, tha myftiu Naim Tërnava.
Ndërkaq, nga ana e tij, Haradinaj tha se kapacitetet e shtetësisë së Kosovës i kemi ndërtuar së bashku.
“Si institucione, kemi kaluar rrugë të përbashkët në ndërtimin e kapaciteteve të shtetësisë së Kosovës ku kemi arritur rezultate të lakmueshmëve. Si në të kaluarën, edhe në të ardhmen na duhet bashkëpunim i ngushtë për ruajtjen e vlerave tradicionale fetare e kombëtare të populli tonë”, ka thënë Haradinaj, transmeton “Zëri”.
Kryetari i AAK-së, përveç tjerash, u shpreh se në të ardhmen e afërt, nëse ai merr drejtimin e qeverisë, “institucionet fetare duhet që të financohen nga buxheti i shtetit”.
Lideri i AAK-së e përgëzoi Myftiun për hedhjen e gurthemelit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Tërnava dhe kryetari i AAK-së, Haradinaj u dakorduan që të bashkëpunojnë në ruajtjen e vlerave pozitive dhe çuarjen para të proceseve në Kosovë. /Telegrafi/