Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka komentuar iniciativën qytetare që u mor ditë më parë për dhurimin e kravatave për të, duke thënë se paga e tij është përafruar me të presidentit dhe kryeparlamentarit.
“Jeta është shumë më e shtrenjtë e një kryeministri e kam përdorë simbolikisht kravatën. Nuk është jeta e njëjtë e një kryeministri se sa e një qytetari të zakonshëm”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje ka thënë se aksioni për dhurimin e kravatave ishte simpatik.
“Të bukura ishin kravatat, ke simbolik aksioni edhe pse nuk më ka pëlqyer. Mënyra si është realizuar si aktivitet ka qenë në rregull”, ka thënë Haradinaj në “Debat D” në RTV Dukagjini.
Kryeministri ka thënë se nëse do t’ia kishin dorëzuar në mënyrë protokollare do t’i pranonte dhe ti vendoste në vendin e dhuratave që merr qeveria. /Telegrafi/