Telegrafi

Haradinaj: Ilir Konushefci, ikonë e UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar tetëmbëdhjetë vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, Ilir Konushevci, duke thënë se ishte njëri prej bashkëluftëtarëve besnikë, trimave të paepur dhe luftëtar i orëve të para.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Ilir Konushefci, sot kujtohet si Ikonë e UÇK-së dhe e përpjekjeve për lirinë e Kosovës. Ishte njëri prej bashkëluftëtarëve besnikë, trimave të paepur, dhe luftëtar i orëve të para. Sigurisht emri i tij mbetet i skalitur edhe në historinë e UÇK-së, si njeri prej themelueseve të saj!

Shembull dhe frymëzim për të gjithë ne.Lavdi!