Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot boksierin Petrit Mazrekaj, të cilit i ka uruar shumë sukses në meçin e radhës.
Boksieri serb, Velko Razhnjatoviq, djali i kriminelit Arkan, i Zhelkos dhe i këngëtares serbe Ceca, i ka kërkuar luftë në ring boksierit shqiptar Petrit Mazrekaj.
“Prita sot boksierin Petrit Mazrekaj, të cilit i urova shumë sukses në meçin e radhës. Petriti ka shpirt sportisti por si shqiptar e ka edhe një motiv shtesë në përballjen e tij. Për motivim si dhe evokim se cila ishte rruga jonë deri në liri, ia dhurova atij flamurin kombëtar!”, ka shkruar i pari i qeverisë kosovare.
Boksieri Petrit Mazrekaj me prejardhje nga Kosova, që jeton e vepron në Austri, tha se do të boksojë me shumë dëshirë kundër tij.
Ndryshe, Haradinaj gjatë ditëve të kaluara ka pasur një takim edhe me ekipin e xhudos, Ippon. /Telegrafi/