Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Republikës e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.
Fillimisht kryeministri Haradinaj e falënderoi ambasadorin Markusz për urimin që ka marrë nga kryeministri i Hungarisë, me theks të veçantë se pikërisht ky ishte urimi i parë i një kryeministri nga vendet e BE-së, pas zgjedhjes në krye të Qeverisë së Kosovës.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj tha se Hungaria ka qenë zë i fuqishëm për një Kosovë evropiane dhe u zotua për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimin e përvojave në fusha tjera ndërmjet dy shteteve.
Po ashtu, kryeministri e njoftoi ambasadorin Markusz për ditët e para të punës në Qeveri, për prioritetet dhe orientimet qeverisëse.
Ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, përgëzoi kryeministrin për energjinë e re të sjellë në praktikën qeverisëse, duke ofruar mbështetjen e Hungarisë, sidomos në perspektivën europiane të Kosovë dhe forcimin e subjektivitet ndërkombëtar përmes njohjeve të reja. /Telegrafi/