Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe gjatë të shtunës tek varret e hronjëve, Ilir Konushevci e Hazir Malaj.
Haradinaj i shoqëruar nga familjarë e miq, nderoi heronjtë në 22 vjetorin e rënies së tyre.
Gjatë homazhave ai takoi edhe babin e Ilir Konushevcit, Halit Konushevcin për të cilin tha se a humbur një djalë, por ka fituar mijëra të tjerë.
“Me familjarë, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, nderuam sot heronjtë Ilir Konushevci e Hazir Malaj, në 22-vjetorin e rënies së tyre. Baci Halit humbi një djalë, por fitoi mijëra të tjerë, që ndjekën shëmbëlltyrën e Ilirit në rrugën për liri. Lavdi!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/