Telegrafi

Haradinaj homazhe në Reçak e Gllogjan për 13 vjetorin e pavarësisë

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka nis ditën me homazhe për dëshmorët e martirët në Reçak duke vazhduar edhe në Gllogjan.

Përmes një njoftimi për media thuhet se Haradinaj  në Gllogjan ka bërë homazhe për dëshmorët e Zonës së Dukagjinit dhe bashkëluftëtarët.

Në njoftim thuhet se Haradinaj në Gllogjan ka thënë se nderimi i martirëve dhe dëshmorëve bëhet më i fuqishëm në ditën e përvjetorit të pavarësisë.

“I bashkohem nderimit për të rënët për liri. Nderimi bëhet edhe më i fuqishëm në ditë të shënume, pra në ditën e përvjetorit të 13 të vendit”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova ka pas sukseset dhe sfidat e veta.

“Kosova ka pas edhe suksese edhe sfidat e veta. Kosova e pavarur do të ecë drejt zhvillimit, integrimit në BE e rrugës së saj në bashkim me Shqipërinë̈”, ka shtuar Haradinaj nga Gllogjani. /Telegrafi/