Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës bëri homazhe në Prekaz, ndërsa me këtë rast tha se ishte rrugë e gjatë deri në lirimin e vendit.
Haradinaj me këtë rast tha se ndodhen në vendin e sakrificës, në vendin e kthesës së madhe.
“Rrugë e gjatë deri liri, deri në vitin 1999, sakrificë e madhe. Jemi në vendin e sakrificës, në vendin e kthesës”, tha kryeministri.
Haradinaj me këtë rast tha se do të ndërmerret çdo veprim i nevojshëm për ruajtjen e kompleksit memorial të familjes Jashari. /Telegrafi/