Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vendosur kurora lulesh në kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz.
Haradinaj ka thënë se historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari dhe Komandantit legjendar Adem Jashari.
Postimi i plotë i tij:
Historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari dhe Komandantit legjendar Adem Jashari.
21 vite më parë, vendi dhe bota përjetoi tragjedinë më të madhe, një familje e tërë u flijua duke mbrojtur tokën tonë, duke mbrojtur të drejtën tonë!
Sot përpara varreve në Prekaz, përulemi përjetësisht para veprës së familjes Jashari dhe gjithë brezave që u flijuan për liri.
I përhershëm do të jetë kujtimi për familjen Jashari dhe ideatorit të lirisë dhe shtetit të Kosovës, Komandantit Adem Jashari.