Telegrafi

Haradinaj: Heronjtë si Azem Galica ishin frymëzues të luftës së UÇK-së deri në liri

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se heronjtë si Azem Galica ishin pararendës dhe frymëzues të luftës së UÇK-së deri në liri.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Azem Galica gjithmonë do të ketë vend meritor në kujtesën e brezave.

“Heronjtë si Azem Galica janë ndërgjegjja jonë, prijës të rezistencës ndaj okupimit dhe nismëtarë të përpjekjeve për çlirim. Ata ishin pararendës dhe frymëzues të luftës së UÇK-së deri në liri. Azem Galica gjithmonë do të ketë vend meritor në kujtesën e brezave”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/