Telegrafi

Haradinaj: Heronjtë e lirisë, amaneti ynë që nuk falet!

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “amanetet e dëshmorëve na obligojnë që të tregohemi të pakompromis në mbrojtjen e shtetit dhe se vetëm ata që harrojnë u përsëritet historia”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, pas homazheve të bëra në Prekaz, ka thënë se sakrifica e heronjve të Kosovës për lirinë dhe vendin përcakton rrugën tonë për të ecur përpara.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Janë amanetet e tyre që na obligojnë të jemi të pa kompromis në mbrojtje të shtetit e të vlerave tona. Është sakrifica e tyre për lirinë dhe për vendin, që e përcakton rrugën tonë se si duhet të ecim tutje!

Nderim te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, ne Kompleksin memorial të Heroit legjendar, Adem Jashari, te lapidari i Heroit Zahir Pajaziti, në Mejën e dhimbjes dhe të krenarisë dhe së fundi në kompleksin e bashkëluftëtarëve të mi, në Gllagjan!

Vetëm ata që harrojnë u përsëritet historia!  Herojt e lirisë gjithmonë do të jenë, amaneti ynë që nuk falet! R H”(sic.), ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/