Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Harry Bajraktarin, i cili i ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane.
Kreu i Qeverisë me këtë rast tha se Harry Bajraktari ka bërë aq shumë për të drejtën shqiptare, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për fuqizimin e miqësisë ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve, që e rëndit atë ndër njerëzit më meritorë të atdheut tonë.
“Çdoherë kënaqësi ta vizitoj mikun tim, shqiptarin e jashtëzakonshëm që i ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Familja Bajraktari kishte emigruar në SHBA në vitin 1969, duke lobuar për shqiptarët.
Lobimi i Harry Bajraktarit për çështjen shqiptare vazhdon edhe sot.
Ai, veç biznesit të pasurive të patundshme në Amerikë, ka investuar edhe në Kosovë, duke krijuar mundësi punësimi për qytetarët.
Bajraktari jeton në Bronks të Nju Jorkut, ku edhe ndodhet kompania e tij./Telegrafi/