Telegrafi

Haradinaj: Haraçi është luftë speciale, i njoh djemtë e lojërave të fatit (Video)

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, ka folur gjerë e gjatë për përfoljet për haraç dhe lidhjet me bizneset e lojërave të fatit.

Ai ka thënë se haraçi ka qenë luftë speciale e oponentëve politikë, sidomos e SHIK-ut, derisa ka pranuar se i njeh pronarët e “Play for Win”. Por, ka shtuar se nuk ka lidhje biznesore me ta. /Telegrafi/